Portieri spanjoll David De Gea nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit.
Madje, De Gea ka paralajmëruar se synon ta respektojë deri në fund kontratën e tij me ekipin anglez, që i skadon në verën e vitit 2023.
De Gea është pjesë e Unitedit prej verës së vitit 2011 kur iu bashkua nga skuadra e Atletico Madridit.
“Kam shumë vite që jam pjesë e Unitedit dhe ndihem mirë dhe i motivuar për sezonin e ri. Besoj se do të jetë një sezon i rëndësishëm për të gjithë. Po ashtu, kam kontratë edhe për dy vite tjera, dhe synimi im është të mbetem pjesë e klubit”, është shprehur De Gea.
30-vjeçari sezonin e shkuar pati 36 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin.