Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Bruyne i mungon Cityt në fillim të sezonit

Foto: Reuters

Kampioni i Anglisë, Manchester City do të jetë pa mesfushorin Kevin De Bruyne në ndeshjet e para të sezonit të ri, ka shkruar BBC. De Bruyne ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i gjurit që e pësoi në “Euro 2020” duke luajtur për Belgjikën.

Ai do t’i mungojë Cityt në ndeshjen e parë kundër Tottenhamit që luhet të dielën, dhe ende nuk ka një datë të kthimit në fushë. Krahas belgut, City në duelin e parë të sezonit 2021/22, do të jetë edhe pa mesfushorin Phil Foden, gjithashtu të lënduar.