Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka thënë se ai ndoshta tashmë është shëruar nga koronavirusi.
Mesfushori belg (28), është në izolim së bashku me familjen për më tepër se një muaj. Ai ka thënë se disa anëtar të familjes së tij ishin të sëmurë në fillim të izolimit, por se nuk janë testuar për Covid – 19.
“Në fillim të izolimit, familja ime ishte e sëmurë për tetë apo nëntë ditë. Filloi me djalin tim të vogël, më pas me djalin e madh dhe më pas me gruan. Por unë nuk e di nëse kemi pasur koronavirus apo jo. Për fat tashmë e kemi kaluar atë gjendje dhe në dy-tri javët e fundit ishim vërtetë mirë. Po i kthehemi rutinës dhe jemi mirë”, ka thënë De Bruyne për Sky Sports.
Premier League, si shumica e ligave tjera, është e pezulluar për shkak të pandemisë. Lojtarët po ushtrojnë në shtëpitë e tyre.
“Dy javët e para ishin të pazakonshme pasi nuk e dija se çka po ndodhë. Më pas mora një trakë vrapimi. Po ashtu kam notuar pak pasi jam me fat që kam një pishinë. Kam bërë edhe zgjatje por më së shumti kam vrapuar dhe kam bërë not. Po mbahem mjaftë mirë”, ka thënë De Bruyne.