Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtari i Cityt në izolim pasi një anëtar i familjes së tij mund të jetë infektuar me koronavirus

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është izoluar pasi një anëtar i familjes së tij është pranuar në spital me simptoma të koronavirusit.

Mendy 25-vjeçar ka stërvitur normalisht me bashkëlojtarët e tij të enjten, ka njoftuar BBC.

“Klubi është i njoftuar që anëtari i familjes së një lojtari është në spital me simptoma të sëmurjes të frymëmarrjes. Ai i është nënshtruar testeve mjekësore, njëri prej të cilëve është për koronavirus. Deri sa rezultatet të mësohen, lojtari në fjalë është në izolim si masë paraprake”, ka njoftuar Manchester City.

City duhet të luajë me Burnleyn në Premier League të shtunën. Ndeshja e Manchester Cityt me Arsenalin, e paraparë për të mërkurën, është shtyrë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Është shtyrë edhe ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit e paraparë për 17 mars.

Ndërkohë, Premier League ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e fundjavës do të zhvillohen sipas  planit.

Edhe De Bruyne del pozitiv me koronavirus Sport De Bruyne del pozitiv me koronavirus

Më herët gjatë të enjtes Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se mund të ndalojë ngjarjet sportive, por jo menjëherë.