Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendy pozitiv me koronavirus në Kupën e Afrikës

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy ishte në mesin e grupit të ri të lojtarëve që rezultuan pozitivë me koronavirus në Kupën e Afrikës.

Mendy, kapiteni Kalidou Koulibaly dhe Famara Diedhiou kanë dalë pozitivë në prag të ndeshjes së parë të Senegalit në Kupën e Afrikës që e luan kundër Zimbabves.

Të tre lojtarët nuk do të jenë në gjendje ta ndihmojnë Senegalin për këtë duel që luhet të hënën përderisa nuk marrin testet negative.

Senegali, i cili është favorit për të triumfuar në Kupën e Afrikës ka pasur edhe tre lojtarë tre dhe gjashtë anëtarë të stafit që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus përpara se të nisen nga Dakari për në Kamerun ku po mbahet ky turne.

Artikuj të ngjashëm