Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka thënë se pjesëmarrja zyrtare e Kosovës në eliminatore i prish punë Shqipërisë për shkak të futbollistëve.
Ai në një intervistë në emisionin “Opinion” në pyetjen se a krijon probleme prania e Kosovës në eliminatore, për shkak të lojtarëve që mund të luanin për Shqipërinë, ka thënë se një gjë e tillë është negative për “Kuqezinjtë”.
“Po. Besoj se po, sepse shumë lojtarë që më parë luanin në ekipin kombëtar shqiptar, tani do të luajnë për ekipin e Kosovës, do të kthehen në vendin e tyre të origjinës”, është shprehur De Biasi.
Ai gjithashtu ka thënë se ka një mirëkuptim ndërmjet Federatave të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe nuk i prishin planet njëra-tjetrës.
“Kemi një mirëkuptim me Federatën e Kosovës dhe nuk ia prishim njëri-tjetrit planet. Ata kanë të drejtë të ftojnë të parët lojtarët me origjinë kosovare”, ka thënë ai.
-
De Biasi për KOHËN: Shpresoj që Shqipëria të jetë befasia e grupit në Evropian
-
De Biasi nuk e mohon mundësinë e kthimit te Shqipëria
-
Reja e pranon se nuk donte të luante ndaj Kosovës në këtë moment
-
Etrit Berisha mendon se ndeshja kundër Kosovës do të ishte e vështirë po të ishte kualifikuese
-
De Biasi: Një përvojë e vështirë me Shqipërinë