Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Etrit Berisha mendon se ndeshja kundër Kosovës do të ishte e vështirë po të ishte kualifikuese

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha ka deklaruar në konferencën për media se po të ishte ndeshje kualifikuese dueli ndaj Kosovës, do të ishte i vështirë për të dhe lojtarët tjerë.

Ai është ithtar i që shqiptarët ta kenë një ekip.

“Nuk është e lehtë, por kur kihet parasysh se është një vëllazërore ashtu siç thuhet, atëherë gjërat janë më të qeta. Mirëpo nëse do të kishim luajtur në një kualifikim apo ndeshje shumë të rëndësishme, e që mund të ndodhë shumë shpejt, atëherë do të ishte shumë e vështirë, pasi për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një vend dhe gjithmonë kam shkuar me atë bindjen që t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Dhe shpresoj që në të ardhmen të bëhet një ekip, pasi emrat që janë te Kosova dhe Shqipëria po të bëheshin një ekip, do të bëhej ekip super dhe do ta kishin respektin dhe frikën gjithë Evropa. Fatkeqësisht gjendemi në një moment tjetër dhe duhet ta luajmë vëllazëroren e cila do të jetë një ndeshje e mirë”, u shpreh Berisha.

Miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet të mërkurën në “Elbasan Arena” nga ora 16:00.