Lojtari i Bayern Munihut, Alphonso Davies është përzgjedhur në ekipin e Kanadasë për Kupën e Botës, me gjithë brengat për lëndim.
Davies, që luan mbrojtës për Bayernin por sulmues për përfaqësuese, ka telashe me muskujt e kofshës.
22-vjeçari nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit në Bundesligë.
“Një fëmijë i lindur në kamp refugjatësh nuk është supozuar që t’ia del. Por ne po shkojmë në Kupën e Botës”, ka shkruar Davies.
“Mos e lejoni askënd që të thotë se ëndrrat e juaja janë joreale”.
Artikuj të ngjashëm