Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daviesi mund t’i kthehet Bayernit shumë shpejtë

Futbollisti kanadez, Alphonso Davies, shpreson në rikthim të shpejtë te Bayern Munichu pasi pati probleme me zemër.

“Jam i lumtur që jam kthyer, rikuperimi po shkon mirë. Nuk kam probleme me muskujt e zemrës, por ende nuk jam 100% i gatshëm për lojë. Jam shumë i lumtur që mund të stërvitem sërish dhe i gatshëm për punë”, ka thënë 21-vjeçari për faqen zyrtare të Bayernit.

Davies që luan në krahun e majtë të fushës ka munguar që prej fillimit të këtij viti për shkak të problemeve me muskujt e zemrës. Hera e fundit kur luajti ishte më 17 dhjetor kundër Wolfsburgut në fitoren 4:0.

Trajneri Julian Nagelsmann pret që ai të jetë i gatshëm për lojë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e dytë kundër Villarrealit më 12 prill.