Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Te Kanadaja besojnë se Davies do të luajë në Botëror

Alphonso Davies

Përzgjedhësi i Kanadasë, Jesse Marsch, beson se kapiteni Alphonso Davies do të luajë në Kupën e Botës, ndonëse nuk ka gjasa që ai të jetë gati për ndeshjen hapëse të ekipit për shkak të një lëndimi.

“Alfonso do të jetë këtu më 31 maj. Kështu që folëm me Bayernin dhe menduam se gjëja më e mirë për të ishte të vazhdonte trajtimin fillestar të rikuperimit deri më 28, dhe më pas ai do të na bashkohet më 31 dhe ne do të vazhdojmë rehabilitimin e tij, dhe do të përpiqemi ta vendosim në një pozicion për të pasur sukses fizik dhe për të qenë pjesë e ekipit tonë”, tha Marsch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kanadaja ka planifikuar të shpallë skuadrën e saj prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës të premten. Kanadaja është njëra prej organizatoreve të Botërorit që fillon më 11 qershor së bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën. 

Ndeshja hapëse e Kanadasë është kundër Bosnjës-Hercegovinës në Toronto më 12 qershor.
Davies 25-vjeçar u lëndua gjatë humbjes së Bayernit nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ai ka luajtur në 58 ndeshje për Kanadanë dhe ka shënuar 15 gola.