Kapiteni i Kanadasë, Alphonso Davies, nuk do të luajë në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Ky ballafaqim luhet sonte dhe nis në orën 21:00.
Lajmin për mungesën e tij e ka konfirmuar përzgjedhësi Jesse Marsch. Ai ka thënë se mbrojtësi i krahut të majtë i Bayern Munichut, ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i zgjatjes së muskulit. Davies u lëndua në muajin maj, në gjysmëfinalen ndaj Paris Saint-Germainit.
Për shkak të lëndimeve, Davies për Kanadanë ka luajtur në vetëm dy prej 21 ndeshjeve të fundit.
Artikuj të ngjashëm