Pep Guardiola ka njoftuar se mesfushori David Silva do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetskut dhe se është në dyshim për derbin me Manchester Unitedin.
31-vjeçari, i cili javën e kaluar vazhdoi kontratën me Manchester Cityn ka pësuar një lëndim të vogël, i cili ia ka pamundësuar lojën në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“[Kevin] De Bruyne është i suspenduar për nesër dhe Silva ka një problem të vogël – nuk e di nëse do të jetë e gatshëm për të dielën”, ka thënë Guardiola.
Guardiola nuk ka sqaruar lëndimin e Silvas, por ka konfirmuar se këtë lëndim ai e pësoi në minutat e fundit të fitores 2 me 1 ndaj West Ham Unitedit.