Skuadra e Real Sociedadit do të jetë pa mesfushorin David Silva në derbin bask kundër Athletic Bilbaos, kanë njoftuar të mërkurën mediumet spanjolle. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten në Bilbao, kurse Silva do të mungojë për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës. Po ashtu, shkaku i këtij lëndimi, Silva ka gjasa të mëdha të mos paraqitet te Sociedadi edhe në duelet kundër Osasunas e Sevillas që luhen në fillim të muajit të ardhshëm.
Mesfushori 34-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Sociedadit si futbollist i lirë nga Manchester City.
Ai deri më tash ka 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol e ka bërë dy asistime me fanellën e Sociedadit.