Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedri rikthehet ndaj Sociedadit

Pedri

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes kampionale kundër Real Sociedadit, ka shkruar “AS” të enjten. Mesfushori Pedri do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez për këtë ndeshje, që zhvillohet të shtunën mbrëma dhe i takon xhiros së 12-të në La Liga.

Pedri është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe këtë javë ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Ai ishte i lënduar që nga muaji gusht, duke i munguar Barcelonës në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

20-vjeçari është njëri prej lojtarëve të rëndësishëm të Barcelonës, ndërsa këtë edicion ka vetëm 2 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në kampionat.

Aktualisht, Barça zë vendin e katërt në tabelë me 24 pikë, 5 më shumë se Sociedadi që renditet i pesti.

Artikuj të ngjashëm