Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se ylli i skuadrës së tij, David Silva është në dyshim për derbin e nesërm ndaj Unitedit.
Por, lajmi i mirë për të është se do të ketë në dispozicion dyshen sulmuese Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, transmeton Koha.net. Silva ishte lënduar në gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Arsenalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStafi i mjekëve të Cityt ka konfirmuar se do të vazhdojë monitorimin e Silvas.
“Silva është vërtet, vërtet në dyshim, nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë pas asaj që ndodhi në minutat e parë të gjysmëfinales. Sergio është shumë më mirë, dhe sot ishte pjesë e seancës stërvitëse. Gabriel nuk ka dhimbje dhe është i gatshëm, por pas tre muajve jashtë nuk është në gjendjen optimale”, është shprehur Guardiola, raporton Goal.