Manchester City nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e sulmuesit Sergio Aguero për derbin e së dielës ndaj Chelseat, ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola.
Sulmuesi argjentinas kishte pësuar një lëndim në stërvitje dhe mungoi ne fitoren prej 1 me 2 ndaj Watfordit, dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij as të dielën në derbin ndaj Chelseat në Stamford Bridge, transmeton Koha.net.
E po ashtu as Kevin de Bruyne s’do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.