Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, raportohet se ka vendosur që shiritin e kapitenit për sezonin e ri ta bartë mbrojtësi David Luiz.
The Sun raporton se mbrojtësi brazilian është kandidati serioz për të marrë shiritin e kapitenit nga John Terry, i cili u largua në drejtim të Aston Villas, pas 22 vjetësh qëndrimi te kampioni anglez.
Gary Cahill konsiderohet si favoriti kryesor për shiritin, por Conte thuhet se preferon lidershipin e Luizit.