Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danimarka merr fitoren e rëndësishme drejt “Euro 2024”

Danimarka ka mposhtur Kazakistanin 3:1 të shtunën për të bërë hap të rëndësishëm në rrugën e kualifikimit për në “Euro 2024”.

Robert Skov me dy gola dhe një tjetër i shënuar nga Jonas Wind i mjaftuan danezëve për fitoren e pestë në Grupin H kualifikues. Te mysafirët, golin e vetëm e shënoi Yan Vorogovskiy.

Pas kësaj fitore, Danimarka është e dyta me 16 pikë në grup. Po aq pikë ka edhe Sllovenia si lidere. Kazakistani ndalet në vend të katërt me 12 pikë, aq sa ka edhe Finlanda në vend të tretë. Irlanda e Veriut dhe San Marino janë pa gjasa në grup.

Dy pozitat e para shkojnë në Evropian.