Danilo është i gatshëm të luajë në secilën pozitë defensive për Brazilin në Kupën e Botës dhe për Juventusin, ndërsa ka folur së fundmi edhe se ku do të dëshironte të luante më së shumti në të ardhmen.
31-vjeçari po vlerësohet shumë për eksperiencën që ka dhe për profesionalizmin.
Danilo mund të luajë në disa pozita në mbrojtje.
Pozita natyrale e tij është mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa luan edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, në qendër të mbrojtjes, por edhe si mesfushor defensiv.
Ndaj Kroacisë në çerekfinale, Alex Sandro nuk është 100% i sigurt për lojë, ndërsa me Danilon mund të improvizohet sërish.
“Mendoj se do të kalojë më shumë kohë në qendër të mbrojtjes në të ardhmen, sepse aty ndihem më së miri”, është shprehur Danilo të enjten në konferencën për shtyp.