Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja pranon pikën ndaj Dukagjinit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin me Dukagjinin në Klinë.

Ai ka pasur ankesa për fushën, por pa e përdorur këtë si justifikim.

“Nuk është se jemi paraqitur keq. Morëm gol nga goditja standarde, që mund të evitohej. Por është pjesë e lojës. Do të ishte më spektakël nëse fusha do të ishte më e mirë. Nuk jemi paraqitur keq. Për 90 minuta jemi paraqitur mirë. Por rastet që i kishim është dashur t’i finalizojmë. Me ndërprerjen e kampionatit ekipit iu desh të gjente ritmin. Megjithatë një pikë në fushën e Dukagjinit nuk është keq”, ka thënë Daja, ndër të tjera.