Kapiteni Edvin Kuç do të mungojë kundër Clujit të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës.
Mungesën e Kuçit e ka konfirmuar trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është mungesë e madhe mungesa e kapitenit Kuç. Kapiteni ka mentalitet fituesi dhe atë e përcjellë edhe te lojtarët tjerë. Me lojtarët që kemi në dispozicion do të mundohemi ta bëjmë të padukshëm mungesën e Kuçit. Të gjithë të tjerët janë të gatshëm”, u shpreh Daja në konferencën për media.
Ballkani dhe Cluji takohen të enjten prej orës 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.