Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Daily Mail”: Ndeshjet e plejofit për Kampionatin Evropian do të shtyhen në mars 2021

Foto: Reuters

Ndeshjet e plejofit për Kampionatin Evropian të futbollit do të shtyhen për në muajin mars, shkruan “Daily Mail”.

Kosova në gjysmëfinale të plejofit për Euro 2020 do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup. Fituesi i kësaj përballje në finale do të përballet me fituesin e duelit mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Kampionati Evropian është shtyrë për një vit shkaku i koronavirusit.

“Daily Mail” ka shkruar se si UEFA ka bërë planin se si do të duket stinori 2020-21.

Por, edhe po bëhen planet se si do të përfundohet stinori aktual. Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës po pritet të përfundohet brenda muajit të gushtit.


Fillimisht ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishte paraparë të zhvillohej më 26 mars, por ajo ishte shtyrë shkaku i pandemisë COVID-19. Ishte planifikuar që të luhej për në qershor, por pati shtyrje tjetër.

U planifikua që të zhvillohej në muajt e vjeshtës, mirëpo “Daily Mail” raporton se pritet që ndeshjet e plejofit për Euro 2020 të shtyhen deri në mars të vitit të ardhshëm, nga 24 deri 30 mars.

Mirëpo, nga UEFA raportohet se janë të hapur që ndeshjet e plejofit të luhen edhe në tetor apo nëntor të këtij viti. 

Image
Foto: Daily Mail