Fiorentina ka njoftuar se Patrick Cutrone ëshatë kthyer te Wolverhamptoni, pasi i është përfunduar më herët marrëveshja e huazimit.
Sulmuesi italian ishte i huazuar te Fiorentina, por nuk arriti të bindte te klubi italian.
Një lëndim i sulmuesit meksikan Raul Jimenez, po ashtu ka shtyrë trajnerin e Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo, që t’i jap rastin Cutrones.
“Fiorentina njofton se ka arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers FC për ta shkëputur më herët marrëveshjen e huazimit me Patrick Cutronen”, thuhet në komunikatë të Fiorentinës.
Cutrone 23-vjeçar ka luajtur 11 ndeshje në Serie A këtë stinor, por nuk arriti të realizonte gol. Stinorin e kaluar shënoi pesë gola në 34 ndeshje zyrtare.