Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cunha i Wolvesit pëson lëndim të rëndë

Sulmuesi i Wolverhamptonit, Matheus Cunha, ka pësuar lëndim serioz në muskuj të këmbës, ka thënë të mërkurën trajneri Gary O’Neal.

Cunha, 24-vjeçar, u largua nga loja në minutën e 20-të në fitoren e Wolvesit 2:0 ndaj Brentfordit, të shtunën.

Braziliani ka shënuar nëntë gola në ligë për Wolvesin në edicionin aktual, përfshirë “hat-trickun” kundër Chelseat më herët gjatë këtij muaji.

Trajneri i Wolvesit ka thënë se nuk dihet se kur Cunha do të kthehet në fushë.

Wolverhamptoni zë pozitën e 11-të në Premier League.

Ndeshjen e radhës e luan të shtunën në udhëtim te Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm