Mbrojtësi Ardian Cuculi është kthyer pas katër vjetësh te skuadra e Shkëndijës. Ekipi nga Tetova e ka prezantuar të mërkurën mbrëma Cuculin, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Cuculi në tri sezonet e fundit, ishte pjesë e Dritës së Gjilanit, ekip me të cilin e ka fituar një titull të kampionit. Për Cuculin, kjo do të jetë aventura e katërt te Shkëndija, pasi me fanellën kuqezi ka luajtur edhe në tri raste të mëparshme.
Me Shkëndijën, 35-vjeçare ka pesë trofe të fituar, përfshirë dy tituj kampioni të Maqedonisë së Veriut, dy Kupa dhe një Superkupë.
“KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Ardian Cuculit në klubin tonë, duke nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej një vjet.
Rikujtojmë që Ardian Cuculi në skuadrën kuqezi rikthehet pas katër vitesh. Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Kukësit, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e Dritës nga Gjilani”, thuhej në njoftimin e Shkëndijës.