Shkëndija e Tetovës ka firmosur me mbrojtësin gjilanas, Ardian Limani. Limani për shumë vjet ishte kapiten i Dritës, ndërsa me këtë skuadër u nda ditë më parë.
Ai karrierën e vazhdon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 29-vjeçari ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore, ndërsa ka firmosur për dy vjet.
“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë të gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm dhe korrekt është”, ka thënë Limani. Ai ka shtuar se tifozët “Ballistët” e kanë shtyrë të kalojë në Tetovë. Limani bashkohet me trajnerin Ardian Nuhiu, me të cilin ka punuar te Drita.