Ardian Cuculi ka konfirmuar largimin nga Drita. Ai nga klubi “bardhekaltër” largohet pas tre vjetësh.
Cuculi vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në fazën defensive që kanë qenë pjesë e futbollit të Kosovës.
“U jam mirënjohës për këto 3 vjet duke përjetuar momente gëzimi dhe ma pak hidhërimi së bashku. Ndihem i pasur sepse kam fituar shumë shokë dhe miq të mirë. Ju dëshiroj suksese dhe u prift e mbara”, ka shkruar Cuculi në rrjetet sociale të hënën mbrëma.
Cuculi 34-vjeçar më herët karrierë ka bërë edhe te Kukësi, Shkëndija e Tetovës, Partizani i Tiranës, Milano, Pobeda dhe Vëllazërimi 77.