Sulmuesi i krahut, kolumbiani Juan Cuadrado, ka arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën edhe për një vit me Juventusin, njoftoi të mërkurën "Corriere dello Sport".
Me rinovimin e kontratës, Cuadrado do të jetë pjesë e kampionit të Italisë deri në verën e vitit 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCuadrado aktualisht është duke luajtur me Kolumbinë në "Copa America" dhe muajin e ardhshëm do të kthehet në Torino për ta zyrtarizuar rinovimin e kontratës, transmeton KTV.
Cuadrado 31-vjeçar, është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar katër tituj kampioni në Serie A.
Edicionin e fundit, shënoi një gol dhe asistoi katër në 23 paraqitje në të gjitha garat. Në Evropë, Cuadrado karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina, Udinese e Lecce.