Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cuadrado rinovon me Juventusin deri në vitin 2023

Kolumbiani Juan Cuadrado, do të jetë pjesë e Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm. Ekipi italian të premten në faqen zyrtare, ka konfirmuar rinovimin e kontratës së Cuadrados për një vit.

Kështu që, Cuadrado do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit të ardhshëm, pasi kontrata e mëparshme i skadonte në verë.

33-vjeçari edhe këtë edicion ka pasur paraqitje të mira te Juventusi duke detyruar drejtuesit e klubit që t’ia rinovojnë kontratën.

Në 40 paraqitje në të gjitha garat, Cuadrado ka pesë gola e po aq asistime këtë edicion. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Chelsea.