Kolumbiani Juan Cuadrado do të mbetet pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
“Calciomercato” ka njoftuar të hënën se Cuadrado ka arritur marrëveshje me Juventusin për firmosjen e kontratës së re, e cila do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.
Cuadrado ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni, por me kontratën e re, ai do të mbetet pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në verën e vitit 2024.
33-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 kurse këtë edicion ka realizuar dy gola në 13 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm