Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cuadrados i ofrohet rinovimi i kontratës

Kolumbiani Juan Cuadrado, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet te Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm. “Tuttosport” ka raportuar të enjten se krerët e Juventusit kanë ndryshuar mendjen dhe tashmë i kanë ofruar Cuadrados rinovimin e kontratës.

Në fakt, thuhet se kjo është bërë me kërkesën e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili është tejet i kënaqur me paraqitjet e 34-vjeçarit këtë sezon. Cuadrados i është ofruar rinovimi i kontratës për një vit dhe marrëveshja mund të finalizohet brenda këtij muaji.

Kontrata i skadon atij në fund të këtij sezoni, ndërsa Cuadrado është pjesë e Juventusit prej vitit 2015. Këtë sezon, ai ka 2 gola e 4 asistime në 34 ndeshje të luajtura.