Juan Cuadrado pritet ta vazhdojë karrierën në Turqi. Kolumbiani, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahçes.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja turke “Hurriyet”. Bëhet e ditur se Cuadrado parimisht ka marrëveshje me ekipin turk, e cila do të finalizohet gjatë kësaj jave.
Ai te Fenerbahçe do të transferohet si lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Juventusin dhe me ekipin e ri, do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 35-vjeçari ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2015, duke arritur të fitojë 5 tituj kampioni dhe 4 kupa të Italisë.
Gjatë kësaj periudhe Cuadrado ka regjistruar 314 paraqitje për ekipin italian, ku ka shënuar edhe 26 gola e ka bërë 65 asistime.