Juan Cuadrado është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Juventusit. Bëhet e ditur se palët ka kohë që janë në negociata dhe marrëveshja në parim është arritur, por do të bëhet zyrtare më vonë gjatë këtij muaji.
Cuadrado ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshmën dhe me kontratën e re, do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2023.
33-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe me ekipin italian ka fituar pesë tituj të kampionit në Serie A. Ai në total, ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 54 asistime në 229 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat.