Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

CSKA-ja interesohet për Tosunin

Skuadra e CSKA Moskës ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Evertonit, turkut Cenk Tosun, kanë raportuar të mërkurën mediumet angleze.

Tosun pritet të largohet nga Evertoni gjatë këtij muaji dhe CSKA-ja po insiston në transferimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi 29-vjeçar këtë edicion ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshje për Evertonin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin tjetër.

Tosun po shihet si përforcim i duhur tek ekipi rus që është në kërkim të një sulmuesi pas huazimit të Adolfo Gaich te skuadra nga Serie A, Benevento.

Tosun është pjesë e Evertonit prej janarit të vitit 2018 kurse sezonin e shkuar ishte i huazuar te Crystal Palace.