Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cenk Tosun do të largohet nga Evertoni në janar

Sulmuesi i Evertonit, Cenk Tosun, do të largohet nga klubi në janar të vitit të ardhshëm.

Turku ka treguar pak për Evertonin këtë sezon dhe në afatin kalimtar pritet të largohet nga “Goodison Park”, shkruan Liverpool Echo të enjten.

Këtë sezon ka luajtur në vetëm katër ndeshje me Evertonin.

29-vjeçari ishte transferuar me shumë bujë në Everton më 2018 nga Beshiktashi për 27 milionë funte.

Gjithsej ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti ishte i huazuar te Crystal Palace, por as aty nuk e tregoi veten. Në 5 ndeshje shënoi një gol.

Artikuj të ngjashëm