Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Crystal Palace me ofertë për Van de Beekun

Crystal Palace synon huazimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Donny van de Beek, shkruan “Sky Sports”.

Mesfushori holandez do të largohet nga “Djajtë e Kuq” gjatë këtij muaji pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ralf Rangnick.

Drejtuesit e klubit të Crystal Palacet kanë nisur bisedimet me Unitedin për të parë mundësinë e huazimit të holandezit deri në fund të sezonit.

Së fundmi, Van de Beek ka refuzuar huazimin te Newcastle Unitedi.

Artikuj të ngjashëm