Sport

Crystal Palace kërkon sulmuesin Weghorst

Sulmuesi holandez Wout Weghorst pritet të jetë përforcimi i parë i Crystal Palacet gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjellin të enjten mediumet angleze.

Mësohet se Crystal Palace tashmë ka nisur negociatat me Wolfsburgun, pasi me sulmuesin tashmë ka arritur marrëveshje, transmeton Koha Ditore.

Për transferimin e Weghorstit, ekipi anglez është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim.

Ai shihet si përforcim i duhur dhe zëvendësim për Wilfried Zahan, i cili pritet të largohet nga ekipi. 27-vjeçari, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Wolfsburgu, pasi ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar katër herë në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Wolfsburgun deri në vitin 2023 kurse ka edhe tri paraqitje me Holandën.