Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palace në garë për brazilianin Barbosa

Foto: Reuters

Crystal Palace është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Gabriel Barbosa, ka bërë të ditur “Sky Sports” të mërkurën. Thuhet se Palace po e sfidon skuadrën e Fulhamit për brazilianin që po shkëlqen këtë edicion me Flamengon.

Te Palace kanë bërë gati rreth 30 milionë euro për Barbosan, të cilin po synojnë ta transferojnë në afatin kalimtar të janarit.

27-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për sulmin, duke pasur parasysh se këtë edicion ka shënuar 20 gola për Flamengon.

Barbosa ka kontratë me ekipin brazilian deri në fund të vitit 2024, ndërsa në Evropë ka luajtur për Interin dhe Benfican.