Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cristante vazhdon kontratën me Romën

Bryan Cristante ka firmosur kontratë të re me Romën të vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2024. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit nga kryeqyteti italian, të mërkurën.

“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar kontratën. Këtu dua të jem, të vazhdoj të përmirësohem. Unë besoj në projektin që jemi duke ndërtuar këtu dhe mendoj se mund të jetë shumë i suksesshëm”, ka thënë Cristante 24-vjeçar, transmeton Koha Ditore.

Reprezentuesi i Italisë i ishte bashkuar Romës në verën e vitit 2018 dhe që nga atëherë ka luajtur 54 ndeshje për klubin dhe ka shënuar pesë gola.

Këtë edicion, ai ka luajtur dhjetë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.

Me Italinë, Cristante ka shtatë ndeshje.