Futbollisti ofensiv brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho ka shprehur dëshirën që të transferohet te Manchester Unitedi në verë raporton "Daily Star". Coutinho këtë dëshirë ia ka shprehur futbollistëve spanjollë te Manchester Unitedit.
Coutinho është në vitin e tij të parë të plotë te Barcelona, mirëpo është i pakënaqur me minutat dhe të shtunën ai ishte fishkëllyer nga tifozët e skuadrës katalunase, transmeton koha.net.
Minutat e Coutinhos pritet të zvogëlohet edhe më tej me ardhjen e holandezit Frenkie de Jong nga Ajaxi në verë. Manchester Unitedi është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për të transferuar Coutinhon.