Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois ka refuzuar mundësinë e kalimit te Real Madridi gjatë verës.
Gjiganti spanjoll pritet të kërkojë një portier të ri gjatë verës pas formës së dobët të Keylor Navasit në javët e fundit dhe Courtois besohet se është në listë së bashku me David de Gean e Manchester Unitedit.
Courtois ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Stamford Bridge.
“Jo, nuk e kam ndërmend të lëviz. Po e shijoj suksesin këtu dhe jam i përqendruar këtu”, ka thënë portieri belg për Onda Cero.