Portieri belg, Thibaut Courtois nuk ka pranuar ende që ta vazhdojë kontratën me kampionët e Premier Ligës, Chelsean.
Courtois është i gatshëm të refuzojë rinovimin e kontratës me Chelsean për të shkuar te Real Madridi.
Sipas El Mundo Deportivos, interesimi i Realit për të ka ndikuar që belgu ta shtyjë rinovimin me Blutë, transmeton KP.
“Los Blancos”, tash e sa kohë janë në kërkim të një portieri, ku përveç Courtois, edhe David De Gea i Manchester United pëlqehet nga drejtuesit e Realit.
Megjithatë trajneri i Chelseat, Antonio Conte është këmbëngulës që ta bind Courtois për ta vazhduar kontratën, duke i ofruar atij edhe një pagë të majme.