Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtois mbetet te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm

Thibaut Courtois ka tentuar të qetësojë zërat për largimin nga Chelsea këtë verë, duke insistuar se do të mbetet në klub edhe për sezonin e ardhshëm.

Belgut i kanë mbetur edhe një vit në kontratën aktuale dhe ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e saj me londinezët, por përkundër shtyrjes, 25-vjeçari ka insistuar se dëshiron të mbetet në Londër.

“Jam i angazhuar te Chelsea. Kam kontratë deri në vitin e ardhshëm dhe do të jem këtu. Do ta bëj më të mirën”, ka thënë Courtois për Evening Standard.

“Natyrisht se nuk është nënshkruar asgjë, por nuk mendoj ta bëj në këtë moment. Mendoj se më së miri është të pres deri në fund të sezonit. Krejt çka mund të them është se jam i angazhuar te Chelsea dhe do të mbetem edhe sezonin e ardhshëm”.

Artikuj të ngjashëm