Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtois akoma s’ka nisur bisedimet për kontratë të re me Chelsean, alarmohet Reali

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, raportohet se akoma nuk ka nisur bisedimet për kontratën e re me “Blutë” pavarësisht interesimit nga Real Madridi.

24-vjeçari ka edhe dy vjet në kontratën aktuale, por së fundmi janë shtuar spekulimet për të ardhmen pas raportimeve që e lidhin me një kalim në kryeqytetin spanjoll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Courtois kaloi tre sezone si i huazuar te Atletico Madridi mes viteve 2011-2014 para se të kthehej te Chelsea ku u bë shpejt numri një.

Gjithsesi, ai mësohet se është një prej caqeve kryesore të Realit për këtë verë, dhe “Evening Standard” raporton se gjiganti spanjoll është inkurajuar që Chelsea akoma nuk ka nisur bisedimet për kontratë të re.

Chelsea më parë kishte kërkuar 73 milionë funte për portierin belg.