Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa i padëshiruar te Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka thënë se është njoftuar nga menaxheri Antonio Conte që nuk ka të ardhme në Stamford Bridge.

Costa që në janar u lidh me një kalim në ligën kineze, pritet të largohet gjatë verës nga klubi londinez, pasi raportohet që tashmë kanë arritur marrëveshje me Romelu Lukakun e Evertonit.

28-vjeçari ka konfirmuar se Conte i ka shkruar një mesazh se është i lirë për të gjetur një klub tjetër.

“Mora një mesazh të thjeshtë në telefonin tim nga Conte, i cili më ka thënë se nuk llogarit në mua për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Costa pas barazimit 2 me 2 të Spanjës në miqësoren me Kolumbinë.

“Kjo ndodhi pasi jam sjell keq sivjet. Është turp. Mesazhin ua kam përcjell të tjerëve në klub që të vendosin, por është e qartë se trajneri nuk llogarit në mua dhe nuk më dëshiron më”, ka shtuar ai.

“Jam në kërkim të një ekipi. Nëse trajneri nuk ju dëshiron, duhet të largoheni”.

Artikuj të ngjashëm