Sport

Copes i Bashkimit, MVP i xhiros së parë

Qendra e Bashkimit, amerikani Erik Copes është shpallur MVP i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Copes pati paraqitje fantastike në triumfin e Bashkimit në udhëtim te Golden Eagle Ylli, me rezultatin 77:71. Copes ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 25 pikëve e 14 kërcimeve.

Si lojtari më indeksin më të lartë – 32 – Copes është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së parë nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). Krahas lojtarit më të mirë të xhiros, FBK-ja ka përzgjedhur edhe pesëshen e xhiros së parë, e cila nisi të premten e shkuar.

Krahas qendrës së Bashkimit, vend në këtë pesëshe kanë zënë edhe Tervell Beck i Pejës, Nick Ward i Sigal Prishtinës, si dhe Drilon Hajrizi e Amin Hot të Trepçës.