Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte thotë se Erikseni mund të kthehet te Tottenhami

Trajneri Antonio Conte ka thënë se “dera është gjithmonë e hapur” për Christian Eriksenin te Tottenhami pasi mesfushori danez po synon rikthimin e tij në fushë pas arrestit kardiak që e pati në Kampionatin Evropian.

Eriksen ditë më parë në një intervistë zbuloi se “kishte vdekur për pesë minuta” kur kolapsoi në fushë në muajin qershor në ndeshjen e fazës së grupeve të “Euro 2020” mes Danimarkës e Finlandës.

Eriksen është lojtar i lirë pasi javë më parë ka shkëputur kontratën me Interin për shkak se në Itali nuk u lejohet lojtarëve që të luajnë defibrilator.

29-vjeçari ka luajtur shtatë sezone te Tottenhami përpara së në fillim të vitit 2020 të transferohej tek Interi.

“Nuk kam biseduar kohët e fundit me Eriksenin. Por, do të ishte diçka fantastike ta shoh në fushë duke e goditur topin. Po flasim për një lojtar shumë të rëndësishëm. Mendoj se Christiani e di që dera e Tottenhamit është e hapur për të gjithmonë”, ka thënë Conte.