Antonio Conte ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e Real Madridit, raporton Sky Sports.
Italiani ka qenë favorit për të zëvendësuar Julen Lopeteguin që u shkarkua të hënën dhe ishte raportuar se ka arritur marrëveshje me Chelsean për të shkëputur kontratën që kishte me klubin anglez.
Contes i ka mbetur edhe një vit kontratë me Chelsean dhe do t’i duhej t’ia paguante 10 milionë funte anglezëve nëse emërohet trajner diku tjetër gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu raportohet se kundër emërimit të Contes janë edhe një pjesë e lojtarëve të Realit.