Antonio Conte ka refuzuar mundësinë që ta drejtojë Real Madridin për të mbetur te Chelsea.
E ardhmja e 48-vjeçarit në Stamford Bridge mbetet në dyshim pas sezonit të dytë si menaxher i londinezëve. Edhe pse fitoi FA Cup, shefat e Chelseat është raportuar se janë në kërkim të një menaxheri të ri për sezonin e ardhshëm.
Shkaku i opsioneve dhe mos dëshirës së Contes që të largohet, ai mund të qëndrojë deri në skadimin e kontratës.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se Conte ka refuzuar ofertën nga Madridi shkaku i shqetësimeve rreth stilit të lojës dhe taktikave që aplikon ai.
Artikuj të ngjashëm