Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte pritet të kthehet te Juventusi

Foto: Getty Images

Antonio Conte ka gjassa të rikthehet dhe të marrë drejtimin e Juventusit, ndërsa Andrea Pirlon do ta ketë si ndihmës, raporton “Tuttosport” të mërkurën.

Ideja që Conte të kthehet për të drejtuar për herë të dytë Juventusin si trajner nuk është më fantazi dhe se po plotësohen gjitha kushtet që ai të zëvendësojë Massimiliano Allegrin në verë, shkruan "Koha Ditore".

Conte ishte larguar nga Juventusi në korrik të vitit 2014. Me skuadrën torineze si trajner fitoi tre tituj të Serie A dhe dy Superkupa të Italisë.

Conte njëherit është opcioni më i përballueshëm për Juventusin, pasi Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane vlerësohen si më të shtrenjtë.